A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Si Bastun I Solomonit

Ç' kohë pa kohë dergjemi sot,
shndinë e liga si fanarë.
Ngryset nata - Patriot
Gdhihet mëngjesi -Tradhëtar.

S'është e re çdo ditë që vjen,
Në zi e zeza i lëpihet fronit.
Krimb që ha çdo gjë që gjen
Si bastuni Solomonit.

S' dimë në ç' tokë të gjejmë qetësi
S' dimë në ç'tempull ti falemi zotit
S' dimë kush shenjt u zbrit njeri
Kush shën Juda -Iskatiotit?!

Ç'kohë pa kohë sjell ora nesër,
në ç' hone lotësh kem' lundruar?
Gdhinë mëngjesi -Krye engjëll
Ngryset dita - I mallkuar!

- poem written by Albi Lushi


- Submitted by Albi Lushi -

Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019