Më Pëlqen Ky Vend

Më pëlqen ky vend dhe e di
por më dhimbset hera -herës
Shpesh dhe ndjehem biri tij
Shpesh edhe biri njerkës.

Më pëlqen ky vend,pse ta fsheh
Se shoh si një llokmë a kolltuk
As në krekosje kur puplat ngreh
As kur qëllon me hekur a pambuk.

Më pëlqen ky vend edhe kur qanë
Kur lëngon nga çimkat edhe morrat
S'e urrej edhe kur shanë
S'e urrej kur mbron dhe horrat.

Më pëlqen ky vend vërtetë
Se e dua, ndaj po iki.
Mbi emrin tim do shkruaj vetë :
"Priti sa priti ".

- poezi nga Albi Lushi


- Poezia u dërgua nga Albi Lushi -

Nuk ka akoma asnjë votë