A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Mall

Kush të tha që asht’ e lehtë,
Të jetosh në largësi?
Malli asht’ një thikë e mpreht’,
Që të vret ngadalë çdo ditë...

Njerezit kurrë nuk munden bashkë,
Për me e qa hallin si ti,
Vetëm Nana e din’ mirë,
Ça t’ban’ halli me pritë djalin!

Koha ecën malli s’ikën,
Si mungesës teme vitet...
Veç me ty...i ruj’ kujtimet,
I vetmum dhe ti po m’dhimbsesh...

Shumë mendime sonte m’sillen,
Jam n'kyt gjendje e vërtitem,
Sa dhe t'keqen për me e ndal,
Veç me dekë se nuk gjej zgjidhje...

Si asgja nuk ndjej n’kët vatër,
Jam konfuz në detë të ashpër,
E qetësi unë kurrë s'do gjej’,
Deri sa t’jem me ty afër...

Por nis rrugën pa i thanë botës,
Që një ditë do kthehem n'shpi,
Kur të vij në krahët e tu,
Veç atë do quj ngrohtësi...

Sapo t'dal nga ky mankth gozhdash,
E plotësisht nga kjo qeli,
Do vij unë për t’qeshmen tande,
Se aty e gzoj lirinë...

- poem written by Albi Lushi


- Submitted by Stela Demaj -

Choose star rating

Rating:  3 / Votes cast:  2





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019