Te Thana
Shpesh të dëgjuar e kam tek thonë:
"Të shkruar e kemi çdo gjë në botë"
Pra,kot u lindëm herët apo vonë
Kot dhe hijen e lemë mbi tokë.
Jam kurioz të di ç'kanë shkruar
Shën Lorenci a i Shënjti Pjetër
Këmbëkryq të ulur nën "Pemë të Bekuar"
Diku aty rrëzë thanës së vjetër.
Kjo shkëndijë ndërmjet dy errësirash
Në gjunjë betohet në nder të putanës
Në tempuj dreqërish e qelbësirash
Fshikullon mendjen purtrkë e thanës.
Por hiç s'më duhet kur të kem vdekur
As kur t'më digjni dhe të mblidhni hirin
Prej vargut tim diç do ketë mbetur
Aty ku Shenjtët më ndanë kufirin!
- Poezi nga Albi Lushi
- U dërgua nga Albi Lushi -
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Albi Lushi
Komente 0