TEKSTESHQIP
Albina Hajra - Plaget E Lirise
Albina Hajra
Plaget E Lirise

Melodia dhe teksti është realizuar nga Ilir Berani, teksa për këngën ka punuar si orkestrues Bekim Malsia.
Teksti :: Song Lyrics
Të kujt janë nallet që kërcasin,
natën n'atë sokake.
Mos ke dalë me m'prit te dera
nana ime plake.
Mos ke dal me m'prit te dera,
nana ime plake.

Mos më prit mua te dera
moj e mira nane.
Ah sa shumë paska te rijë,
Që i kanë shti në hapsane.
Ah sa shumë paska te rijë,
më kanë shti në hapsane.

T'kujt janë vajet që trishtojnë,
frymën po ma ndalin.
A mos qanë e mjera nanë,
sonte ti për djalin.
A mos qanë e mjera nanë,
sonte ti për djalin.

Mos e qaj veq fatin tim,
oj e mira nane.
Ah sa shumë paska të ri,
i kanë shti në hapsane.
Ah sa shumë paska të ri,
i kanë shti në hapsane.

Vjen pranvera vjen pranvera,
ti më prit oj nane.
Do të dalin djemtë e ri,
që i kanë shti në hapsane.
Do të dalin djemtë e ri,
që i kanë shti në hapsane.

Vjen pranvera vjen pranvera,
këngës me ja nise.
Nuk ja marrin trimit jetën,
plagët e lirise.
Nuk ja marrin trimit jetën,
plagët e lirise.

VIDEOKLIPE

Komente 2