Albvibes-Al
Marshi I Barabbajt
Marshi I Barabbajt
Kënga është përshtatur me vargjet poetike të shkruara nga Fan Noli. "Marshi i Barabbajt" - një nga krijimet më të njohura të Fan S. Nolit. Një poezi e fortë, e thellë dhe plot mesazhe politike e shoqërore që vazhdon të mbetet aktuale edhe sot. Version i poezisë e sjellë në këngë.
Teksti :: Song Lyrics
Allalla, o rezil e katil, allalla,
Stroni udhën me hithr' e me shtok turfanda,
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma,
Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!
Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe,
Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fe,
Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,
Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba!
0 stërnip i Kainit, tepdil si bari,
Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi,
Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli;
0 kokuth e lubi: Hosanna, Barabba!
Në budrum, nëpër llom' e kufom' u-mallkofsh,
Në skëterrën, katran e tiran, u-harbofsh,
Me tam-tam e allarm' e me nëm' u-shurdhofsh,
Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barabba!
0 i çgryer, i zhyer, i vyer për hu,
Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju
Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru,
Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba!
Allalla, o rezil e katil, allalla,
Shtroni udhën me hithr' e me shtok turfanda,
Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, batërma,

- Publikimi: 08/11/2025
- Ora: 21:09
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Poezia:
Komente 0