
Albvibes-Al
Diku Atje...
Diku Atje...
Poeti që ka frymëzuar këtë këngë është Agim Doçi. Një këngë që nuk është vetëm muzikë, por pasqyrë e realitetit shqiptar. "Atje ku foshnja plaket nga hallet, Atje ku plaku bën si fëmija...". Kjo këngë flet për një vend ku ironia, dhimbja dhe e vërteta përplasen. Për ata që e ndjejnë, jo vetëm e dëgjojnë.
TEKSTI :: SONG LYRICS
Atje ku foshnja plaket nga hallet
Atje ku plaku bën si fëmija
Atje ku shteti me njerzit tallet
Atje s'besohet as Perëndija!
Atje ku çmimet janë si në Zvicër
Atje ku shitet krimi me kile
Atje ku truri është sa një qiqër
Atje mërzen cjapi me zile!...
Jo mos më thoni, vendin ku gjendet!
Jo mos më thoni, është e mallkuar!
Nëse njeriu, ende nuk çmendet
Vetë Perëndia e ka bekuar!
Janë shqipëtarët, ata që dergjen.
Janë shqipëtarët, ata që heqin...
Veç komunistat nëse do shpjerdhen
Kombin dhe shtetin, ne do ta ndreqim.
Atje ku plaku bën si fëmija
Atje ku shteti me njerzit tallet
Atje s'besohet as Perëndija!
Atje ku çmimet janë si në Zvicër
Atje ku shitet krimi me kile
Atje ku truri është sa një qiqër
Atje mërzen cjapi me zile!...
Jo mos më thoni, vendin ku gjendet!
Jo mos më thoni, është e mallkuar!
Nëse njeriu, ende nuk çmendet
Vetë Perëndia e ka bekuar!
Janë shqipëtarët, ata që dergjen.
Janë shqipëtarët, ata që heqin...
Veç komunistat nëse do shpjerdhen
Kombin dhe shtetin, ne do ta ndreqim.
- Publikimi: 16/01/2026
- Ora: 20:20
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Poezia:
Komente 0