Student për aktrim në Universitetin e Arteve, Alex është po kaq i pasionuar edhe pas muzikës. "Stili që unë sjell është i mbështetur në filozofinë japoneze të quajtur Vision K dhe ka në thelb thyerjen dhe përmbysjen e tabuve", tregon këngëtari i cili me sa duket e ka marrë tashmë këtë mision përmes artit.