TEKSTESHQIP

(1930-1996)

Biografia
Ali Huruglica ishte mësues dhe aktivist letrar shqiptar. Lindi më 1930 në fshatin Gjyryshec të komunës së Dardanës (ish Kamenicë) të Kosovës. Fëmijërinë deri në moshën 12-vjeçare e kaloi në vendlindje si bari . Babai i tij, Salihu, e mësoi të shkruante dhe të lexonte në gjuhën shqipe. Në vitin 1942 u regjistrua në klasë të dytë të shkollës fillore "Bogdani" në Gjilan, të cilën pas disa ndërprerjeve arriti ta kryen në vitin 1948. Gjatë kohës që ishte në Gjilan, ai përjetoi masakrën e njohur të Gjilanit. Në dhjetor të vitit 1944, ai dhe motra e tij 5-vjeçare Taibena, u detyruan të largohen nga Gjilani.

Në vitet 1971/72 bëhet gazetar i gazetës "Flaka e vëllazërimit dhe bashkëpunëtor i revistave "Gëzimi" e "Fatosi" që dilnin atë kohë në Shkup. Vjershën e parë e ka botuar në "Pionieri", më 1956. Në Gjilan emërohet derjtori i bibliotekës "Fan S. Noli", ku zhvilloi aktivitet të pasur në programin e përhapjes së librit. Më 1973/74, ai e themeloi shkollën "Letrarët e vegjël". Nga ky aktivitet botoi dy numra të revistës për fëmijë "Ylberi". Botoi këso kohe librin "Libri që po shkruhet", me punime letrrare të antëtarëve të Klubit letar të qytetit, Gjilanit. Ai nuk u ndalë së shkruari vepra letrare në poezi e prozë, por edhe për fëmijë. Ali Huruglica është njëri nga poetët e dalluar të jetës letrare. Ai e ka dashur vargun poetik, atë që e ka shkruar dhe e ka "flijuar" në vepra. Nuk ka më madhështore se t’i këndosh vendit, atdheut e popullit të tij. Ali Huruglica është njëri nga ata që ka kënduar më bukur se krejt të tjerët. Ky poet është i lidhur me jetën e bariut, fshatit, malësorit, por është i lidhur me zogun, kaçubën, malin, lumin, yllin, bilbilin, pulëbardhën, plakun, zamarën, lahutën, malësorin, princeshën, drerin, ëndrrën, qershijat e me shumë motive të tjera. Huruglica është i lindur më 11.dhjetor. 1930 në Gjyrishec të Dardanës. Fëmijërinë e pati interesant dhe joshëse si fëmijë. Deri në moshën 12-vjeçare, Aliu në rinInë e hershme sa jetoi si bari dhishë e delesh. mësoi nga babai I tij, shkrim-leximin poeti e mësoi si bari.

Pas përfundimit të shkollës fillore ai mori përsipër detyrën e mësuesit të cilën e kreu me sukses për 24 vjet. Shkollën Normale dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike, dega e letërsisë shqipe, i përfundoi në Prishtinë pa shkëputje nga puna . Më vonë shkoi në Shkup, ku punoi si redaktor i revistave për fëmijë "Fatosi" dhe "Gëzimi". Në vitin 1973 u kthye përsëri në Gjilan dhe u punësua në bibliotekën e qytetit. Në Gjilan ka udhëhequr Klubin letrar "Dardania" të qytetit si dhe organizoi një shkollë letrare për fëmijë, me të cilët edhe nxori dy numra të revistës "Ylberi" dhe një libër më shkrime të vijuesve të kësaj shkolle "Libri që po shkruhet…". Huruglica, i cili shumicën e veprave të tij letrare ua kushtoi fëmijëve, vdiq me 15 dhjetor të vitit 1996. Emri i tij është përfshirë në disa nga publikimet që bëjnë fjalë për shkrimtarët shqiptar.
Komente 0