Tema: Poezi Për Atdheun

Parisi, Vendlindja

Do te hyjme ne paris
gurin tone aty do ta ngulim,
nuk do te na prese teuta, genti
nuk do te na prese hordhi e eger romake
nuk do te na prese njeri i gjalle.
ne paris do te hyjme
endrrat do ti varim ne krahe te lejlekeve
te nje krua do ti lajme syte , duart lythore
do ti leme netet ballkanike pas shpine
vallet , kenget , baladat , perrallat,
vetem fyellin do ta marrim
ti biem kur te na rroke malli,
kur humbim ne grumbullin e kloshareve,
te hijeve,
te minjve,
deri vone rrugeve te parisit ne metro marramenthi,
do ti marrim ere ftoit te vendlindjes
per kohet pist do te flasim me gishta ,
nuk do te shkelim asnje mize,
nuk do te trembim asnje zog ,
nuk do te derdhim zjarr , vrer ,
mbi koke te njeriut,
evropes se pergjumur sdo ti perulemi
as perendive te krisura.
ma jep besen ,lum lumi,
se nuk do ta harrojme vendlindjen.

- poezi nga Ali Podrimja


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.5 / Votuan:  12