Tema: Poezi Për Atdheun

Poema Hija E Tokes

Bajram Currit, Asim Vokshit, Ganimete Tërbeshit,
Emin Durakut, Mustafa Bakiut...

EPIKA

Me shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur
Me shekuj kam hëngër me veten
e ditur s'kam të qesh me veten c tepruar...
Miq,

Kosova është gjaku im që nuk falet!



ANKTHI

Toka ime digjet, toka ime e dashur,
balli im i ngrysur,
pishë...

Caqet e tua herët t'i kam përbirë me hijet e mia,
Kosovë, përrallë e lashtë!
Herët m'i ke lidhur këmbë e duart me skamje,
vuajtje e vdekje...

Medet, kë më parë të shpëtoj: veten apo zogjtë

e ngrirë n'ajër?
Nipave ç'tu them për këngën time të vdekjes?
- Heu, edhe kryet po të ma hiqni, tjetra do t'më
kish mbirë!

Toka ime digjet
në çdo pëllëmbë të trupit tim - toka e mallkuar...

PERTEJ DHIMBJES

Ka rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të
shitur. Kosovë.

Konaqet e tua deri në themel po rrënohen,
e përtej dhimbjes do britje shemben me ballin tim,
me krahët e zogut tim të vrarë me dashurinë e
njerëzve të mi të kallur etjeje.

Rreth trupit tënd si gjarpër mbështjellë jam,
vatrat e shkimbura për t'i përflakur,
duar e këmbë t'i lidh me lëmshin e përrallave të tua -
se s'të lëshoj gjallë me gjak, pa të larë pëllëmbë për
pëllëmbë, eshtra e jetë në ty pa i lënë
konak e më konak pa të ndezur flakë...
10 Kam rënë degë e thyer prej reje në trupin tënd të
shitur prej pushkës kobzezë, prej pushkës
së padukshme...
Cila do të jetë kënga ime e mbramë dhe fjala e fisit tim^

Plepi i shtëpisë sime u dogj, ku t'i preh sytë,
ku ta shuaj flakën e ujës për ty, Kosovë?


RENKIMI

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Diellin tënd verbuar e kanë tytat
e vatrat shkimbur deri në një,

Zogun në qiell vrarë ta kanë.
Me duar të mia të çara
me rrashtat tona t'shpura mbuluar të kanë.

Pragje thyer e konaqe mbyllur...
Për gjithkë e për askë vrarëjemi...
Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!

Plepi im qiellin do ta shpojë,
plepi im i kallur -
qiellin e humbur majë një shpate.


NJE NATE NGA NETET PA GJUME

Zgjohu, Kosovë! Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu, oj! A po e ndjen vajin tim?
A po sheh si t'i kam ngulur sytë
mu në zemër, mu në shpirt,
si t'i kam hedhur duart rreth belit
për të përqafuar unë, ashti yt?
Zgjohu, Kosovë!

Nga degët e mia të thyera kush po dahet,
kete catër kush po e le?
Ç'janë këto gjurmë gjaku që po shtohen
nëpër fytyrën tënde,
këto varre e murana që po sillen vërdallë
rreth shtëpisë sime?...
Zgjohu, Kosovë! Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu, Kosovë!...

Sonte vetëm mbeta e
në derë t'oborrit askush më s'po më troket,
askush me, thua vdekur jam e harruar
në këto troje e suka gjaku.

Thua më është e shkrimbur hisja
e mbyllur dera e konakut...
Zgjohu, Kosovë, flakë e hershme e ashtit tim
t'pëlcitur.
Bota në ty le të kallet!

- poezi nga Ali Podrimja


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  24