Alida Hisku
Djalli I Bardhë
(Feat. Albini)
Djalli I Bardhë
(Feat. Albini)
Teksti :: Song Lyrics
Nënë e shtrenjtë të shkruaj tani,
Kur vdekja mbi mua krahët po shtrin,
Ti je dashuria që kurrë s'më braktis
Por djalli i bardhë në humner' më gremis.
O bir i nënës të kam dritë në sy,
Si mund, më thuaj, të rrojë unë pa ty?
Si unë mijëra nëna mallkimin e madh
Rrëzojë si një mal mbi djallin e bardhë.
Ti drogë, ti helm, ti djall i bardhë
Mallkuar përjetë kush ty të shpërndan
Ti jetën e vret dhe botën e plak
Rrëmben ti rininë në lulen e saj.
Nënë e shtrenjtë, të lutem më fal,
Vdekjen do desha dhe unë ta ndal.
Por hyra padashur në ferrin e tyre
Kush hyn aty nënë, lehtë nuk del.
O bir para nënës, a ka më faj?
Të ikësh nga jeta kështu para saj?
Ndaj zemra mallkimin rrufe e lëshon
Kush ty, n'atë ferr një ditë të rrëzoj?
Ti drogë o helm, o djallë i bardhë,
Mallkuar përjetë kush ty të shpërndan.
Ti jetën e vret dhe botën e plak,
Rrëmben ti rininë në lulen e saj.
O nënë e shtrenjtë, të them lamtumirë!
Kush vjen pas meje do t'kisha dëshirë,
Fytyrën e vdekjes të shohë në çdo drogë
Mbi të të pështyjë e të mallkojë.
O Zot! Dëgjo nënat kudo nëpër botë,
Ky zëri i tyre mban dhimbje dhe lotë,
Se droga vret jetën dhe botën e plak
Rrëmben sot rininë në lulen e saj.
Kur vdekja mbi mua krahët po shtrin,
Ti je dashuria që kurrë s'më braktis
Por djalli i bardhë në humner' më gremis.
O bir i nënës të kam dritë në sy,
Si mund, më thuaj, të rrojë unë pa ty?
Si unë mijëra nëna mallkimin e madh
Rrëzojë si një mal mbi djallin e bardhë.
Ti drogë, ti helm, ti djall i bardhë
Mallkuar përjetë kush ty të shpërndan
Ti jetën e vret dhe botën e plak
Rrëmben ti rininë në lulen e saj.
Nënë e shtrenjtë, të lutem më fal,
Vdekjen do desha dhe unë ta ndal.
Por hyra padashur në ferrin e tyre
Kush hyn aty nënë, lehtë nuk del.
O bir para nënës, a ka më faj?
Të ikësh nga jeta kështu para saj?
Ndaj zemra mallkimin rrufe e lëshon
Kush ty, n'atë ferr një ditë të rrëzoj?
Ti drogë o helm, o djallë i bardhë,
Mallkuar përjetë kush ty të shpërndan.
Ti jetën e vret dhe botën e plak,
Rrëmben ti rininë në lulen e saj.
O nënë e shtrenjtë, të them lamtumirë!
Kush vjen pas meje do t'kisha dëshirë,
Fytyrën e vdekjes të shohë në çdo drogë
Mbi të të pështyjë e të mallkojë.
O Zot! Dëgjo nënat kudo nëpër botë,
Ky zëri i tyre mban dhimbje dhe lotë,
Se droga vret jetën dhe botën e plak
Rrëmben sot rininë në lulen e saj.
- Publikimi: 17/07/2016
- Ora: 20:09
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
Komente 0