Biografia
Është fituese e shume cmimeve lerare, përfshirë edhe Çmimin për Debutanten më të mirë në Takimet e Poeteshave Shqiptare 2005 dhe çmimin e tretë të konkursit “Poezi per Paqe” organizuar nga portali kulturor “Kult Plus”.
Aktualisht, është e angazhuar si eksperte ligjore në një program të për ngritjen e kapaciteteve të agjencive të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, financuar nga Komisioni Europian e zbatuar nga Ministria e Punëve të Brendshme Italiane. Përvojat paraprake përfshijnë konsulencë ligjore dhe menaxheriale në parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave si pjesë e UNDP në Kosovë ( Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara), nxitjen dhe avancimin e dialogut ndërfetar dhe ndëretnik, ndërtimin e paqes, promovimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit. Përpos fjalës së shkruar, pasion ka vallëzimin dhe muzikën klasike.
Është pjesëmarrëse e rregullt e orës së madhe letrare të Flakës së Janarit dhe ngjarjeve tjera kulturore të nivelit lokal dhe mbarëkombëtar.
Deri më tani ka botuar katër vepra letrare: “Kur buzëqesh hëna ” (poezi për fëmijë), Ylberi, 2003; “Nën cytjet e tërbimit” (roman), Spektri, 2005; “Syri qan për syrin” (poezi), Rozafa 2007 si dhe “Muza jam unë” (poezi), Rozafa, 2013.
Jeton mes Kosovës dhe Italisë.