TEKSTESHQIP
Biografia
Vetëm 14 vjeç ajo troket në dyert e ‘Top Albania Radios’. Drejtori italian i asaj kohe e dëgjon në prezantimin e 10 këngëve, prezantime që ajo i improvizoi në çast, pa bërë gabime. E shkathët dhe elokuente nuk mund t’i shpëtonte përzgjedhjes së atij profesionisti, i cili mendonte se vajza kishte të ardhme. Për 4 vite shtëpia e saj e dytë ishte ‘Top Albania Radio’. Një shkolle ku Alketa mesoi te ishte pa komplekse, e lirshme, komunikuese, miqesore. Një erë tjetër ndryshimesh. Takimi me regjisoren dhe producenten Vera Grabocka, e cila prej disa kohësh kërkonte një prezantuese femër për serialet e saj me shifrën e zemrës "12". Në ditën e parë të takimit Alketa prek një ëndërr, e cila u kthye më pas në "12 ëndrrat e një nate vere", seriali i "Dansit Sportiv Europian" dhe "Diskut të Artë të Shekullit" në Muzikën shqiptare. Nga një figurë e mistershme radiofonike, njerëzit njihen me imazhin televiziv të Alketës. "Zonja e Hekurt" e spektakleve shqiptare e kishte pëlqyer që ditën e parë, dhe i hapi portat e suksesit në një udhëtim veror, ku 17 vjeçarja për herë të parë shpalos energjinë e saj, në prezantim, këngë, kërcim. Një afirmim i shpejtë gati i pabesueshëm për një vajzë shumë të re, vetëm 17 vjeçare. Karriera televizive do të pasurohej edhe më tej në dy bashkëpunime të njëpasnjëshme me treshen e talentuar "PROMOTOR", e përbërë nga Bledi Laço, Pandi Laço dhe Adrian Hila. Seriali i vitit 2003 në Tevizionin Klan "Gjeniu i Vogël", vendosi në garë fëmijët e të gjitha trevave shqiptare. Ishte ky një program që synonte zbulimin e talenteve të reja, që në origjinë. Një përvojë e veçantë televizive në një komunikim shumë të ngrohtë me fëmijët e vegjël. Një vit më vonë vjen si prezantuese dhe bashkëskenarsite në vitin 2004 në serialin "100 Këngët e Shekullit", një serial unikal që risolli perlat ndër vite të muzikës shiptare, e që nderoi me çmime dhe trofe emra të paharruar të artit në vite.

Për disa vite Alketa ka qenë pjesë e stafit organizativ të përzgjedhjes së Misseve dhe Mister-ave në garën e Miss dhe Mr Albania. Ndërsa në po të njëtin vit, shënohet dalja e parë në Pallatin e Kongreseve si prezantuese, në Miss dhe Mr Albania 2004. Një tjetër bashkëpunim me të "guximshmen" Grabocka e cila sjell në Shqipëri, një kontinent të tërë. Një vulë, në historinë e artit dhe spektaklit shqiptar në vite. Viti 2006 do të sillte projektin më të rëndësishëm të karrierës së saj deri në atë vit. Nje realizim ndërkombëtar i Festivalit të Klipit Europian, " Euro Video Grand Prix ". Një prezantim në gjuhën angleze në 3 orë transmetim europian, ndjekur nga 200 milionë shikues. Salla e Pallatit të Kongreseve do të ishte gjithashtu për të në drejtimin e Mbrëmjes Gala "Dua më Shumë Shqipërinë" përkrah aktorit të madh të Kinematografisë Shqiptare, Timo Flloko me pjesëmarrjen spektakolare të aktorit holliwoodian Jim Belushi. Pas një pauze afro 1 vjeçare, martesës dhe lindjes së vajzës së saj Nicol, Alketa iu rikthye spektakleve televizive me serialin "Më Shumë Dashuri", një program që rrëmbeu zemrat e shikuesve për mesazhet dhe historitë prekëse njerëzore që trajtonte. Bashkëautore në këtë program përkrah producentes Vera Grabocka, Vejsiu shënoi një tjetër sukses në Tv Klan. 300 mijë euro dhuruan shqiptarët në kohë reale gjatë transmetimit të programit, në natën e sensibilizimit të njerëzve të prekur nga tragjedia e Gërdecit. Seriali u shtri në 2 edicione përgjatë 2 viteve dhe ishte një ndër produksionet e spikatur televiziv në këto 10 vite të fundit në median shqiptare. Në vitin 2010 një tjetër ‘boom’ shikueshmerie. Me ‘share’ absolut të publikut në mbrëmjet e së enjtes, Alketa Vejsiu me pjesëmarrjen edhe të Genti Zotaj, vjen si prezantuese dhe skenariste në 12 netët e spektaklit ‘Daning With the Stars Albania’, një sukses i konfirmuar botëror, produksion i BBC Productions dhe Producentes Holta Dulaku. Ky serial ka hyrë në librin e rekodreve Guiness, si seriali me shikueshmërinë më të lartë të të gjitha kohërave.

Bashkëpunimi me producenten e re Dulaku, shënon një tjetër sukses në karrierën e saj. Nën Drejtimin Artistik dhe Regjinë e Vera Grabockës, programi vërtetoi garancinë e bashkimit të emrave profesionistë. 50 mijë euro u fituan nga çmimi i parë. Të shumtë kanë qenë personalitetet e artit,të medias dhe politikës shqiptare të intervsituar prej saj, ndërsa ndër emrat ndërkombëtare përmendim: Michael Douglas, Scorpions (ka prezantuar edhe koncertin e tyre recital në Tiranë), Eliza Dushku, Gianni Morandi, Luca Barbarosa, Coolio, Anna Oxa, Gerardina Trovato, Marco Masini, Lucio Dalla, Luna Pop, këngëtarja shqiptare Vaçe Zela, Alexia, Caoma, Jim Belushi, etj. Përkrah pasioneve të saj lidhur me artin, Alketa ka zgjedhur të profilizojë aftesitë e saj edhe në Biznes. Alketa Vejsiu ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë në Degën e Administrim –Biznes profili Administrim Publik. Themeloi dhe bashkëpuni për 3 vite si drejtuese projektesh të ndryshme në Kompaninë e Marketingut dhe Komunikimit "On Time Concept Albania", në bashkëpunim me Kompanitë më të fuqishme të biznesit në vend. Alketa Vejsiu, përben tashmë një emër në qendër të vëmendjes së medias, duke vërtetuar se dëshira teksa këndonte këngën, për t’u bërë një Big Big Girl, in a Big Big World…ishte kaq pranë realitetit… Përveç si një zonjë mjaft e sukseshme dhe e mençur, pas saj qëndron edhe një burrë shumë I sukseshëm. E ai është bashkëshorti I saj. Alketa është e martuar dhe ka dy fëmijë. Vajzën Nikolën dhe djalin Lionelin. Gjatë fillimit të vitit 2014 Alketa kishte mbushur 30 vjeç dhe ishte shprehur mjaft e lumtur për gjërat që jeta I kishte sjellur gjatë këtyre viteve me njerëz te dashur pranë dhe me miq të mirë e pa dyshim edhe dukë bërë punën që ajo gjithmonë e kishte dashur.

Për disa vite ajo bëhet pjesëmarrëse aktive në festivale rinore, ku rrëmben gjithmonë çmime, duke plotësuar imazhin e një figure të kompletuar. ’Kënga Magjike ‘apo ‘Mikrofoni i Artë’, si dhe shumë festivale dhe kocertet të tjera rinore, do të ishin një mbi një sukseset e saj.

Një sukses muzikor konisderohet realizmi i klipit të këngës ‘Don’t Surrender’ inçizuar në Gjermani në bashkëpunim me kompozitorin Path Anthony, në duet me pop-starin shqiptar të grupit ‘The Preluders’, Miriam Cani. Video Clipi i këngës u realizua në Sofie të Bullgarisë nga Le Spot Productions me suport të Kompanisë së Telefonisë Celulare AMC.

DËRGOI:
Komente 14