TEKSTESHQIP
Biografia
Eshte nje nga kengetaret me te mira shqiptare e cila ka pasur mjaft sukses. Ajo ka nxjerre mjaf kenge, albume dhe videoklipe mjaft te pelqyera. Ajo eshte e martuar ne Shqiperi dhe eshte nene e dy femijeve. Në fund të vitit 2011 ajo perzgjidhet nga stafi i "Top-Channel" per te qene pjese e jurise profesionale te nje talent-sh,pra pikerisht per te qene pjese e talent-show "The voice of Albania". Pas 16 javeve trajnim ne vitin 2012 nje nga vajzat e grupit te saj Rina arrin deri ne finale duke marre keshtu Cmimin e Parë sëbashku me trajneren e saj duke u shpallur fituese te "The vioce of Albania". Alma Bektashi është e njohur për jetën e saj mes Prishtinës dhe Tiranës, jo vetëm për shkak të punës dhe karrierës së saj profesionale por edhe për shkak se ajo është e martuar në Shqipëri dhe ka dy fëmijë. Aktualisht punon në një nga universitetet e Tiranës dhe vazhdon edhe me projektet e saj të tjera të reja. Sa herë që do të flitet për ura të forta bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, një ndër shembujt më të mirë, do të jetë përherë Alma Bektashi. Vajza çapkëne e Prishtinës (që hyri nuse në konak tiranas), ndërsa kryente studimet për kanto, në Akademinë e Arteve në Tiranë, filloi të pushtonte rrëmbimthi skenat e koncerteve e festivaleve të muzikës shqiptare, të rrëmbente çmime e sukses të madh, të fitonte çdo herë e më shumë simpatinë e publikut, këndej e andej kufijve të Shqipërisë. Duke eksploruar në shumë zhanre muzikore, duke studiuar seriozisht e interpretuar me mjeshtëri, në aktivitete kombëtare e ndërkombëtare, jo vetëm muzikën klasike, por edhe atë moderne, sot Alma Bektashi konsiderohet një nga artistet më të realizuara shqiptare. Tashmë dhe me titullin master për dramaturgji, ajo punon si pedagoge në Fakultetin e Arteve, në Departamentin e Artit Dramatik në Prishtinë. Por jeta akademike nuk e ka shkëputur aspak nga skena dhe televizioni, ku veç talentit, Alma Bektashi, vazhdon të trasmetojë eksperiencën dhe formimin e saj muzikor. Një arenë e tillë është dhe "The Voice of Albania", pjesë e të cilit, Alma është bërë që në edicionin e parë, si anëtare e panelit të trajnerëve vokal.

Po ashtu ajo ka merre pjese edhe ne shume festivale ku ka qene fituese e disa cmimeve te para.

DËRGOI: