TEKSTESHQIP
Biografia
Alma Braja u lind në Gjirokastër më 1974. Që prej vitit 1993 jeton dhe punon në Athinë, Greqi. Ka studiuar për profesione turistike dhe vitet e fundit punon në një agjensi turistike. Kontaktin e parë me poezinë e pati në moshë të re. Pak para se të nisej për Greqi, punoi si spikere në radio Gjirokastra. Pas shumë vitesh pune, pati përsëri kontaktin e dytë me poezi. Ashtu si ajo thotë, ishte poezia që e gjeti. Krijime të saj janë botuar në tri antologji, njëra në anglisht, si edhe në gazeta letrare në Shqipëri. Exlibris, Mapo dhe Nacional.
Komente 0