Altin Myftari & Driselda Kanina
Do Të Marr Moj Dallëndyshe
Do Të Marr Moj Dallëndyshe
Kompozimin dhe orkestrimin e krijoi Genci Malaj, teksa kënga është një krijim me tekst nga Alban Sula. Krijimi muzikor i radhës u bë i disponueshëm i ilustruar nga sfera vizuale edhe me një videoklip, produksionin e të cilit e përgatiti Argis Production. Videoklipi është publikuar me datë 10 Gusht 2024.
Teksti :: Song Lyrics
Ç’u bëre mu thanë sytë
U bënë ditë që s’të kam parë
Në merak të madh më vure
Thashë me vete ç’të ketë ngjarë 2x
Ah mor djalë i zemrës sime
Ç’hall i madh që më ka zënë
Ka marrë vesh babai dhe nëna
Që të dal jo nuk më lënë 2x
Do vij se nuk bëhet ndryshe
Dorën tënde të kërkoj
Do të marr moj dallëndyshe
Se pa ty jo nuk jetoj 2x
Mos më pyet a jam mërzitur
Se ky shpirti im e di
Të të them sa shumë kam pritur
Më treti malli për ty 2x
Eja djalë më kërko dorën
Që mos të rrimë ne të ndarë
Të dy bashkë të vëmë kurorën
Të bëjmë dasmën këtë behar 2x
Do vij se nuk bëhet ndryshe
Dorën tënde të kërkoj
Do të marr moj dallëndyshe
Se pa ty jo nuk jetoj 4x
U bënë ditë që s’të kam parë
Në merak të madh më vure
Thashë me vete ç’të ketë ngjarë 2x
Ah mor djalë i zemrës sime
Ç’hall i madh që më ka zënë
Ka marrë vesh babai dhe nëna
Që të dal jo nuk më lënë 2x
Do vij se nuk bëhet ndryshe
Dorën tënde të kërkoj
Do të marr moj dallëndyshe
Se pa ty jo nuk jetoj 2x
Mos më pyet a jam mërzitur
Se ky shpirti im e di
Të të them sa shumë kam pritur
Më treti malli për ty 2x
Eja djalë më kërko dorën
Që mos të rrimë ne të ndarë
Të dy bashkë të vëmë kurorën
Të bëjmë dasmën këtë behar 2x
Do vij se nuk bëhet ndryshe
Dorën tënde të kërkoj
Do të marr moj dallëndyshe
Se pa ty jo nuk jetoj 4x
DËRGOI:
- Publikimi: 10/08/2024
- Ora: 11:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
- Video produksion: Argis Production
- Klarinetë: Bruno Purpollari
Komente 0