TEKSTESHQIP
Biografia
Ka lindur në Shijak (Durrës) 08.11.1977 Lidhja e Altin Shirës me muzikën ka filluar që në moshë shumë të vogël. ne shtëpinë e pionierit që ka qen dikur. Si fillim ka qën në kusr për klarinet më pas për çifteli llahut dhe në fund per kitarë. Aty e gjente veten më mirë. në moshën e adoleshencës tashmë kishte mësuar dhe te këndonte. Kitara dhe kënga ka qëne e pandashme dhe kur kryente shërbimin ushtarak. Më pas u angazhua në ansamblin Tirana ku shoqëronte grupin e valleve dhe këngëve duke i shoqëruar me llahutë dhe këngëtar. Kështu që dalja e tij ne skenë ka qenë e hershme. Në albumin e tij te parë ka pasur 8 këngë në bashkpunim me radio televizionin shqiptarë. Tashmë Altin Shira është nje ndër këngëtarët e preferuar nga populli shqiptarë. Ai është i parapelqyer nga publiku te jetë prezent ne gëzimet e tyre familjare si dhe koncerte për bashkëatdhetarët. Është nga të paktët këngëtarë që zëri tij karakteristik i cili mund të dallohet lehtë nuk ndryshon nga cd në të kënduarën live. Altin Shira tashmë ka familjen tij dhe dy djem ku djali i madh ka studiuar ne liceun artistik jordan misja prej 12 viesh ne piano e aktualisht në akademin e arteve të bukura për kompozicion, ndërsa djali i vogël vazhdon liceun artistik Jordan Misja për violin. Suksese familjes Shira në rrugëtimin e tyre artistik.