Amariliz Percakaj ka lindur në 11 shtator 2011 në Berat. U transferua së bashku me familjen në Durrës në moshën 4 vjeçare. Pas disa vitesh ngjitet për herë të parë në skenën e Festivalit "Tingujt e Adriatikut" me këngën "Sa të mirë jemi", ku vlerësohet me çmim të dytë. Ka marrë pjesë dhe është vlerësuar me disa çmime nëpër aktivitetet e ndryshme të organizuara midis shkollave nga Qendra Kulturore e Fëmijëve në Durrës. Në vitin 2019 vlerësohet me çmimin e tretë për interpretimin e këngës "Kur bie fyelli e çiftelia"; në 2020 për këngën "Kur më del në derë" dhe në vitin 2021 për këngën "A kanë ujë ato burime" vlerësohet me vendin e tretë. Në Konkursin e Zërave të rinj Unë këndoj fiton çmimin e dytë me këngën "Il re di denari".
Është për t’u përmendur pjesëmarrja e Amarilizit në Festivalin e Fëmijëve "Vihuela" në Prishtinë në vitin 2020, ku kënga "Më mungon vendi im" me muzikë të kompozitorit Aleksandër Kolshi u vlerësua me dy çmime: Teksti më i mirë, i shkruar nga poetja Irma Kurti, si dhe Solistja më e mirë. Ka marrë pjesë në spektaklin "Me muzikën" të organizuar nga Shoqata Kulturore "Artistët" në Rovereto me drejtor artistik Aleksandër Kolshin. Në vitin 2021 në Tirana Talent Festival vlerësohet me çmimin e parë.