Biografia
Pasi mori mësime për zhvillimin e vokalit të saj, ajo filloi të bënte koncerte me një grup këngëtarësh të së njëjtës klasë. Karriera e saj nisi të merrte hov pasi mori pjesë në The Voice Of Albania 5. Ajo fitoi edhe konkursin Tirana Art Fest për këngëtaren më të mirë. Më pas ajo pati mundësinë të punonte me Bojken Lakon dhe finalistët e tjerë të TAF për të krijuar muzikën e saj.
"Një nga zërat më të mëdhenj të këtij brezi", cituar nga intervista që ajo ka dhënë në Top Channel Tv. Stili i saj varion nga Hip Hop në RnB dhe disa zhanre të tjera alternative ose eksperimentale. Qëllimi i saj është të shprehë ndjenjat e saj me muzikën që bën.