Ajo studion në lice për piano. Është angazhuar në shumë festivale për fëmijë, ku ka marrë edhe shum çmime. Këngëtaret e preferuara të Anës janë Vaçe Zela dhe Edit Piaf, Ariana Grande etj. Një ndër pasionet e saj është të shkruaje poema, por së fundmi ka filluar të shkruajë dhe muzikë. Ana ëndërron të bëhet këngëtare dhe per teksteshqip shprehet: "Prirjet e para për muzikë i kam shfaqur që në moshë fare të vogël, që 3 vjec tërhiqja apo mundohesha të bëja zhurmë me objekte të ndryshme, se më bënte përshtypje tingulli i ndryshëm qe kishte çdo njëra. Muzika eshte gjuha e universit, me te mund te komunikosh pa ditur as edhe nje fjale te huaj, mjafton qe ti ta pelqesh ate". Kompozitorja dhe këngëtarja Ana Kodra, mund të konsiderohet fare mirë si një prej të rejave më të talentuara në Shqipëri për momentin. Edhe pse në një moshë shumë të re, ajo ka një karrierë të pasur dhe ka marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare ku dhe ka fituar shumë çmime.
Në vitin 2015:
Ishte vetëm 8 vjeç dhe finaliste tek spektakli televiziv "Tu si que vales" në Vizion plus.
Në vitin 2016:
Çmimi i dytë në Festivalin Mbarëkombëtar të këngës për fëmijë në Shkodër.
Çmimi i tretë në festivalin "Prishtina kids fest", Prishtinë, Kosovë.
Pjesëmarrëse tek spektakli "Gjeniu i vogel 7", në Tv Klan.
E ftuar për të kënduar në emisionin "Portokalli".
Në vitin 2017:
Dy çmimet e para "për Zërin më të mirë dhe Këngën më të mire" në Festivalin Mbarëkombëtar të këngës për fëmijë në Shkodër.
Çmimi i Parë në festivalin Internacional "Tra la la" në Maqedoni, si përfaqësuese e Shqipërisë.
Çmimi i parë në festivalin "Mollëkuqet", Gjilan, Kosovë.
E ftuar Speciale në emisionin "Your Face Sounds Familiar" në Tv Klan.
Gjatë vitit 2019 Ana është e ftuara speciale ne spektaklin E diell te Top Channel, si nje kengetare e vogel por profesioniste per te performuar dhe kenduar me kengëtarë të ndryshëm.