Andi Shoshari
Kam Dy Mrekulli
Kam Dy Mrekulli
Projekti muzikor u lansua tek artdhashësit i kompletuar artistikisht me videoklip, për të cilin u kujdes Cinefocus GT. Ky videoklip u publikua me datë 25 Qershor 2022. Kompozitor është Marsel Shushari, për tekstin u përkujdes vetë artisti, ndërsa okestracionin e përgatiti Bledi Telha.
Teksti :: Song Lyrics
Do t'i sjell si atëherë
Trëndafila plot me erë
Si atë ditën e parë
Moj princesha në përrallë
Pa ty kjo jetë nuk ka vlerë
Nuk ka lule plot me erë
Nuk ka diell, s'ka pranverë
Në krah të paça përherë
Refren :
Sot i kam dy mrekulli
Kam një djalë të kam dhe ty
I kam si këta dy sy
Bekomi o perëndi
Strofat 02)
Qëndro pranë këtu me mua
Të kam ty, gjithë botën dua
Dashuri që kurrë s'u shua
Si uji që rrjedh në krua
Të kam ty edhe një djal'
Sy e shpirt mbushur me mall
Me ju zemra m'u bë mal
Përëndi të qofsha falë
Trëndafila plot me erë
Si atë ditën e parë
Moj princesha në përrallë
Pa ty kjo jetë nuk ka vlerë
Nuk ka lule plot me erë
Nuk ka diell, s'ka pranverë
Në krah të paça përherë
Refren :
Sot i kam dy mrekulli
Kam një djalë të kam dhe ty
I kam si këta dy sy
Bekomi o perëndi
Strofat 02)
Qëndro pranë këtu me mua
Të kam ty, gjithë botën dua
Dashuri që kurrë s'u shua
Si uji që rrjedh në krua
Të kam ty edhe një djal'
Sy e shpirt mbushur me mall
Me ju zemra m'u bë mal
Përëndi të qofsha falë
- Publikimi: 25/06/2022
- Ora: 22:59
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Këngëtar:
- Teksti:
- Orkestrimi:
- Video produksioni:
- Muzika: Marsel Shushari
Komente 0