A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Ujku Dhe Qengji

M'i forti nc këtë jetë,
punon dhe bën si do vetë.
Një qengj i majmë ahumë
pi ujë në lumë.
Një ujk u lëshua
dhe iu afërua:
Uria e kish shtrënguar
dhe kish dalë për të gjuar.
— Pse trumbullon ujë?, — thotë gjakëtori,
se kur e pa gengji nga frika përmori.
— Zot' i math, — tha qengj' i ngratë, —
Ndëgjomë, jeta t'u ngjatë,
mos u zemëro,
të lutem shiko.
Zot, lumi shkon poshtë, ti pi përmi mua
ujë të kulluar,
— Jo! U trumbullua.
Pastaj kam ndëgjuar
që më ke sharë
një vit më parë.
— Zot, s'kesha lerë.
— Yt vëlla. — Po s'kam. — Të tjerë,
yt at, qentë dhe baritë
rrin' e më shajnë përditë,
nukë kam dyshim,
ndaj sot s'ke shpëtim,
se për këtë shkak
dua të marr gjak. —
Dhe u hodh e zuri,
ndë një pyll e shpuri,
e mbyti, e çqeu,
se kshtu i pëlqeu.

- poem written by Andon Z. Çajupi


Choose star rating

Rating:  4.9 / Votes cast:  20





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019