>
BIOSHQIP
Biografia
Anida Rexha eshte nje vajze e lindur ne fshatin Fushe-Bulqize te rrethit Diber. Ajo ka emigruar ne shtetin Grek bashke me familjen e saj qe ne moshen 5-vjecare. Aty ka mbaruar studimet deri ne ato te nivelit te shkolles se mesme dhe eshte larguar nga Greqia ne vitin 2013 per te vazhduar studimet e larta ne Tirane per Gjuhe Angleze ne universitetin privat, "Albanian University" nga ku eshte diplomuar ne korrik te vitit 2016.
Shkrimi eshte pasjon per te dhe talenti i saj ne fushen e artit poetik eshte dalluar qe kur ajo ishte vetem 12 vjece, kur edhe ka shkruar krijimet e saj te para. Anida eshte autore e nje mori poezish ende te pabotuara. Poezite e saj arrijne te cekin cdo fushe te jetes njerezore, duke permbledhur situata nga me te ndryshmet; dashurie, dhimbjeje, admirim natyre, filozofie, politike etj. Ato bejne nje fokus te imtesishem ne ndjenjat dhe mendimet e njeriut duke i zhveshur ato teresisht permes artit te poezise. Struktura e shumices nga poezite e saj i ngjan asaj te sonetave te Shekspirit pasi dallohen 3 vargje me nga 4 rrjeshta dhe nje "couple" me 2 rrjeshta. Ne total 14 rrjeshta me nje rime te gershetuar.