Tema: Poezi Për Natyrën

Bora E Bardhe

Bore e bardhe, simbol i cilteresise
bardhesia jote engjellore me ngjan
Sikur e veshur me gjith hiret e bukurise
Me dukesh ti, zonje qe token e lan

Kurre se kuptoja pse kishin frike
Njerezit nga ti, bukuri e rralle
Mbase acari qe sillje nga shtepite
I trembte ato, e per ty s'kishin mall

Por une te doja kur ti fryje floket
Te adhuroja kur vishje gjithcka
Me te bardhe, malet e tokat
Shkelqeje nen drite,o sa e bukur, sa!

Bore e bardhe, ti ne mos per askend,
Vetem per mua cdo vit mbaje nje vend!

- poezi nga Anida Rexha


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  12