TEKSTESHQIP
Biografia
ANILA BEGA COHEN është lindur në Tiranë. Ka përfunduar studimet e larta pranë Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë (1994). Prej shumë vitesh është marrë me problemet e edukimit parashkollor pranë Projektit per Zhvillimin e Arsimit ne Shqiperi, si dhe ka qenë drejtuese e projektin mbi Qendrat e Zhvillimit të Fëmijëve.

Më 1999 ka kryer specializim në Washington DC për programet e zhvillimit të fëmijëve parashkollorë, nën drejtimin e Children International Resourses (CRI). Në vitet 2000-2001 u specializua për zhvillimin në fëmijërinë e hershme dhe në politikat e prindërimit pranë “Golda Meir Training Center”, Haifa, Izrael. Në të njëjtën periudhë, ka kryer trajnimin mbi vlerësimin dhe drejtimin e programeve parashkollore në Tel Aviv, Izrael. Ne vitin 2001-2003 kryen specializimin pasuniversitar mbi Politikat e prinderimit prane Fakultetit te Edukimit ne Universitetin e lire Bruksel,Belgjikë. Është autore e disa artikujve dhe studimeve për fëmijërinë e hershme,Themeluese dhe drejtuese e “Shalom Center Albania.

Krahas lëvrimit të poezise dhe prozës së shkurtër, është e apasionuar pas pikturës klasike dhe prej vitesh është e angazhuar në menaxhimin e veprave të disa piktorëve ekspresionistë shqiptarë në diasporë. Hyri ne boten e letersise shqipe me vellimin poetik Venera, 2016 Novelat e Hannes, 2017 dhe Lilly 2018.
Komente 0
Fanclub
KOHËSHTRIRJA
▸ {{ evt.subtypes.replace(/\|/g,'  ▸ ') }}
{{ evt.descrip }}
📆  {{ evt.fancy_date }}