>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo jeton në Ferizaj dhe ka nisur të këndojë në vitin 2013. Ndjek shkollën e muzikës për flaut. Ka qenë pjesë e çdo aktiviteti muzikor të organizuar në Kosovë dhe i pëlqen të marrë pjesë dhe në festivale që zhvillohen në rajon. Ajo që e shoqëron kudo dhe e mbështet në çdo hap të saj është mami, por për aktivitetet Anisa ka edhe një manaxhere që kuron çdo detaj. Ëndrra më e madhe është të përfaqësojë Kosovën në vende të ndryshme të botës. Në Audicionet e Fshehura ajo u shfaq me këngën “I Wanna Dance With Somebody” për të cilën u kthyen Gjokat dhe Arilena. Anisa fitoi Betejën kundrejt Violetës dhe Sofikës të cilat performuan me këngën “I’ll Never Love Again”. Ajo arriti deri në treshen më të mirë.

Më datë 31 Tetor 2017, Anisa Shabani publikon videoklipin "Arrita Çka Kam Dashtë". Muzika e këngës u punua nga Anduena Tahiri, teksti u shkrua nga Fadil Topalli, ndërsa për orkestrimin u kujdes Agon Neziri. Videoklipi u prodhua nga kompania RGB Entertainment.

Më datë 2 Korrik 2018, Anisa Shabani publikon videoklipin "Brohorasin". Muzika e këngës u punua nga Anduena Tahiri, teksti u shkrua nga Androse Hajdari, ndërsa për orkestrimin u kujdes Agon Neziri. Videoklipi u prodhua nga RGB Entertainment.

Në vitin 2019, Anisa Shabani ishte finaliste në Voice Kids Albania 3.

Më datë 30 Janar 2020, Anisa Shabani publikon videoklipin "Nje Zemer". Muzika e këngës u punua nga Anduena Tahiri, ndërsa teksti u shkrua nga Avni Qahili.

Në vitin 2023, Anisa Shabani merr pjesë në X Factor Albania 5.