Anisa Veseli
Dashni Hipokrite
Dashni Hipokrite
Për këtë këngë ka punuar si tekstshkrues Anisa Veseli & Arbër Hyseni, ndërsa për instrumentalen e këngës dhe për produksionin në studio ka punuar si autor Çelik Lipa. Për të dhuruar akoma më shumë emocione, projekti muzikor në fjalë u bë i disponueshëm tashmë në tregun e gjerë të muzikës i përpunuar në sferën vizuale edhe me një videoklip muzikor, video produksionin e të cilit e krijoi XL Films, teksa regjia e videos u mor përsipër nga Gadaf Dernjani. Kjo video premierë është transmetuar me datë 8 Nëntor 2025 dhe që nga dita e parë ngjalli tejet mase interes. Anisa Veseli: "Ky projekt për mua është shumë më tepër se një këngë. Këtu fillon kapitulli im i ri. Pas të gjitha sfidave në jetë, sot Anisa po e nis karrierën nga zero. Me shpirt të mbushur, me shoqëri dhe ndjekës që më duan, me dashni që u kthye në forcë, gjithçka po fillon ashtu si duhet. Këtë herë, çdo gjë e kam krijuar vetë. Edhe ky projekt është dëshmi se kur nuk dorëzohesh, Zoti të hap dyert. Faleminderit çdo kujt që ishte pjesë e këtij projekti, faleminderit të gjithëve që më kanë përkrahur, por edhe atyre që e kanë dyshuar suksesin tim, sepse edhe ata janë arsyeja pse sot jam më e fortë se kurrë. Ky është vetëm fillimi.".
Teksti :: Song Lyrics
- Publikimi: 08/11/2025
- Ora: 20:00
- Dërgo tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Teksti:
Anisa Veseli
Arbër Hyseni - Video produksion:
- Producent:
- Beatmaker:
- Koreograf:
Adeea H - Regjisor video:
Gadaf Dernjani
Komente 0