TEKSTESHQIP
Anita Bitri - Mundem Të Kem
Anita Bitri
Mundem Të Kem

Autor i tekstit është Agim Doçi.
Teksti :: Song Lyrics
Nёse ju mer malli pёr mua
Dilni mes njerёzve dhe mё kёrkoni!
Me kёngё nё buzё tёrё jetёn dua
Tё jem pranё jush…sa mё mungoni.

Nёse ju mer malli…mos qani!
Radio Tiranёn paksa dёgjoni!...
Dhe njё minutё heshtje tё mbani
Unё do ju ndjej! Mos mё harroni…!

Ëndrra e jetёs seç u helmua
Tok me Siborёn nga ju u ndava…
As njё pik lot, tё rrjedh nuk dua
Se larg prej jush unё vetёm qava…

Ja ky ish fati…s`kam çfarё tё them!
Askush prej jush s`mund ta besoj
Po mё kёrkove shpirtin ma gjen
Kёngёs shqiptare do ti mungoj…

Do ti mungoj njerёzve tё dashur
Do ti mungoj dhe Tokёs Mёmё
Ika nё gjumё…ёndёrr pёrflakur
Por do mё gjeni vetёm nё kёngё!

Kur dimri i bardhё do derdhё dёborёn
Kur njё hartim do bёjnё fёmijtё
Dhe kur nё tren dikush prek dorёn
Do vij t`u sjell gjithё dashuritё!

Ika pra ika, ky ishte fati…
Hyra nё ёndёrrёn qё s`ka mbarim!
Udhёtimi jetёs kaq shkurt mё zgjati?...
Veç kёngёn time… ju lё kujtim!
Komente 0