TEKSTESHQIP
Biografia
Si për të gjithë Ju edhe për mua ky vit ishte plotë sakrifica e orë pagjumësie duke biseduar me poezin, shpesh herë lodhur por e lumtur për përgjigjet që poezia me shpirtmadhesinë e saj mundi të më jepte mes vargjeve, përgjigjet që prej vitesh ënderroja të merrja. Një vite që filloi me entusiazmin e librit tim te parë " Zgjimi i nje ëndrrre " dhe u mbyll me ribotimin e tij si nje gezim pa fund nga vlerësimet e lexuësve të mi. Moment i pa harruar ajo ditë Marsi kur emri im dhe poezia " For your mother " u bënë pjesë e Antalogjise poetike " INTERNATIONAL Golden Pen " publikuar në anglisht në SHBA. 19 Maj do të ndizej nga titulli i fortë
" Poezia e pesë kontinenteve e Anita Hoxhes " intervistë e realizuar me shumë bukuri nga Flora Nikolla për Escxellent Albania. Ndërkohë që fillova punën për botimin e librit timë të dytë, poezitë e mia në rubrika të vecanta u publikuan në portale të rëndësishme mes poetëve më të mirë shqiptarë. Tetori do të ishte një nga muajt e paharruar në jetën time si muaji i daljes së librit time të dyte dhe i nje rëndësie te vecante ne krijimtarine tim me titullin emblematik " Të flesh me yjet në agim ". Ndërkohë në festat e nëntorit organizuar nga komuniteti shqiptar i Montrealit, Kanada nderohem në mungesë me Certifikatë Mirnjohje për poezin time. Miq të dashur, si mbyllje e këtij viti, një tjetër gëzim në punën time do të regjistrohej në Shkup të Maqedonisë ku në Festivalin e Fëmijeve " Bilbilat e Korabit 2015 " fituese e cmimit të parë do të shpallej kënga " Dua të këndoj " me tekst Anita Hoxha dhe muzikë të Zince Mimidinovski.
Një vit me hapa të kujdesshëm, me shumë punë dhe plot gëzime!
Një vit i përjetuar në cdo minutë mes miqëve të mirë kudo në botë dëshmuar edhe nga vizitat e shumta nga 65 shtete kudo nga të gjithe kontinentet në blogun tim.

Miq të nderuar ju falenderoj nga zemra për mbështetjen dhe gëzimin tuaj në gjithë këtë vit që do të mbetet për mua i pa harruar.
Gëzuar!
Ju perqafoj,
Anita