TEKSTESHQIP

Anita Take
Në Mes Gushës Ke Një Pikë
Lyrics

në mes gushës ke një pikë
bukur ka qëlluar
a s'më le ta shoh njëçikë
moj qofsh e bekuar

nuk të le se më shikojnë
mos më mbaj mëri
nuk të le se më ngacmojnë
vajza, djem të ri

s'thonë gjë moj se e dinë
e di gjithë fshati
se të dyve ne moj Rinë
na ka lidhur fati

Rinë moj sa do pres vallë
moj e bukura Rinë
këtë vit nga rrushtë e parë
e kam nxjerrë rakinë

ti rakinë e unë verën
kjo është prikë e jonë
puthe djalo gushën time
sot e përgjithmonë