TEKSTESHQIP

Anita Take
Kanapeja
Lyrics

Ti në kanape tani dremit
Ndoshta gjumi ende s’të ka zënë
Abazhuri mbi qerpikt e tu po ndrit
Libri ty nga dora t’paska rënë

Para teje ndal mendimi im
Sa herë kemi qeshur edhe qarë
Jemi ndarë shpesh në udhëtim te dy
Por drejt njëri tjetrit kemi ngarë

Te dy
Jemi zene te dy
Jemi dashur te dy
Te dy

Shkoi mesnata rruga larg gjemon
Ti sheh endrra kalteroshe shume
Une shkruaj naten, shkruaj naten vone
Mezi fle se jam njeri pa gjume

Te kam pasur enderr çast e ore
Enderr te trishtuar e te mire
Po te jem vertet nje Pitagor, te jem
Ti je teorema me e veshtire

Jemi zene te dy
Jemi dashur te dy
Por jetuam te dy
Te dy