TEKSTESHQIP
Biografia
AUTOBIOGRAFI:
Kam lindur ne Fushe Arrez. Shkollen 8-vjeçare e kam kryer ne Fushe Arrez. Per here te pare kam kenduar ne moshen 5 vjeçare ose 6 vjeçare pasi babai ime ka kenduar dhe i ka rene fizarmonikes. Ne çdo dasem qe behej ne lagjen time qe e vogel kendoja me babain. Pra e kemi gen familjar. Babi im çdo nate i binte fizarmonikes ne shtepi dhe une me vellain kendonim. Ne moshen 14 vjeçare jam larguar nga vendlindja per tu vendosur ne Tirane. Me largimin tim ne Tirane, vazhdova shkollen e mesme per gjuhe te huaja, dega "gjermanisht". Mbrojta gjithashtu gjuhen italiane dhe flas mire gjuhen angleze. Studimet e larta i perfundova po ne Tirane, dega Psikologji. Nga viti 1994-1998 kam qene prezantuese e panaireve te firmave te para qe preantoheshin ne Shqiperi. Nderkohe kam shkruar poezi dhe proza dhe kam marr disa here çmime te pare ne gazeta e revista te asaj kohe. Me pelqen lertersia dhe dua librat te cilet i kam kundo me vete gjate udhetimeve. Aktualisht jetoj ne Tirane por jam ne levizje te vazhdueshme neper europe ku kendoj ne evenimete te ndryshme. Jam e fejuar me me nje djale qe eshte me origjine nga Hoti i cili jeton ne Amerik dhe besoj nga vjeshta do i bashkohem edhe une atij. Edhe pse do jem large, me zemer jam ne Puke. Jam shume e angazhuar brenda dhe jasht vendit saqe vertete ndonjehere dua pushim, por jam tip luftarak e dua dhe e respektoj punen dhe lodhja ime shperblehet nga njerezit qe duan kenge time qe me vlersojne dhe me presim mjaft mire kudo qe ndodhem. Pukjanet me njohen mua nepermjet kenges "Vendet e mia" edhe pse kam 10 vite qe kendo kudo ne diaspore. Ne fakt çdo here e kam pas enderr realizimin e nje kenge per vendlindjen time, dhe me ne fund endrra u be realitet. Emocionet me pushtojne kur i kendoj vendlindjes time dhe me sa shoh popullariteti i kenges dhe falenderimet nga vendasit e mi, them se ia kam arritur qellimit! Nuk ka dite qe nuk marr komente e falenderime nga pukjanet ne çdo ane te botes ku ata jetojne. Me behet zemra mal per vlersimet qe me japin! Jam krenare qe jam pukjane sepse vertet jemi nje komunitet jashtezakonisht pozitiv. Te flas per jeten time nuk eshte e thjeshte, por do mundohem te tregoj disa fragmente nga jeta ime.