TEKSTESHQIP
Biografia
Ajo u zbulua në Talent Show-n e parë shqiptar "Ethet e Së Premtes", në edicionin e parë të cilin Anjeza arriti ta fitojë pas disa javësh konkurrim.

Në vitin 2002, Anjeza Shahini shpallet fituese në Ethet E Së Premtes 1.

Në Qershor 2003, Anjeza Shahini merr pjesë në Këngët E Stinës 2003 me këngën "Nëse Të Ndodh".

Në Dhjetor 2003, Anjeza Shahini merr pjesë në Festivali i 42-të në RTSH me këngën "Imazhi Yt". Vajza 17 vjeçare u paraqit ne Festival se bashku me 29 pjesëmarrës te tjerë. Aty ajo konkurroi dhe pas fazës gjysem finale srriti te fitoje çmimin e pare nëpërmjet votimit të publikut. Ne natën e fundit te festivalit 20 dhjetor 2003, Adi Krasta dhe Ledina Celo, prezantues se evenimentit, i dorëzuan Anjezes biletën e shumëpritur për ne gjysmëfinalet e Eurovizionit qe do te mbahej ne 12 maj 2004 ne Stamboll.

Ajo ne vitin 2004 përfaqësoi Shqipërinë për here te pare ne Eurovizion me këngën Imazhi Yt, dhe arriti pozicionimin me te larte deri me sot ne këtë kompeticion. Pasi kaloi me sukses fazën gjysmëfinale, këngëtarja tashme 18 vjeçare beri një prezantim mese dinjitoz ne finale dhe ne përfundim te votimit u rendit e shtata. Pas kësaj eksperience mbreslenese karriera e Anjezes vazhdoi te rritet edhe me tepër.

Ne vitin 2005, ajo firmosi një kontrate me një menaxhues artistesh me baze ne Vjene, duke shpresuar për një karriere ndërkombëtare. Ajo ndërmori një pushim nga karriera muzikore për te vazhduar studimet e saj ne Austri. Rikthimi i saj ishte i bujshëm, pas dy vjet mungese ne vitin 2007 ishte në "Këngët e Shekullit 2" ne TvKlan.