Biografia
E martuar është me xhiruesin filmik Shukri Kaçanikun, njërin nder pionieret e kamerës, kanë dy djem, Fidanin e Jetonin, të cilët jetojnë e punojnë, në Oslo të Norvegjisë. Me të kthyer në vendlindje nga Norvegjia, ku qëndroi me familjen një kohë të gjatë, vazhdimisht duke mbajtur lidhjen me ekipin e televizionit Kosovar, si korrespondente, në vitin 2006 filloi edhe të përgatis emisionin "Pa skenar", ku prezanton vlerat e krijuesit e dikurshëm, që ti njeh gjenerata e re dhe të mos harrohen, nga se siç thotë, në njërin nga emisionet "Kush nuk e njeh të kaluarën, nuk mund ta çmoj as ardhmërinë".Nga viti 2008 per 3 vjete gjysem përgatit emisionin "Në valët ledhatuese", që emitohej, çdo të shtunë pas mesnate, ne Radio Kosove, kurse nga janari i vitit 2012 e filloi nje radio program ne internet "Radio Nostalgjia", ku emiton kryesisht kenge te krijuara ne Radio Prishtine, kenge te cilat gjenerata e re as qe i dinë, programi i dedikohet kryesisht mergimtareve qe te çmallen me muzike te bukur shqipe ne orete vona te nates nga ora 21-04.
Ndër vite, herë pas here, bëri edhe incizimin e disa këngëve, me që është rritë me këngët e babait, muzikën e ka pjesë të pandashme të jetës. Albumin "Kënga ime" e editoi si dhuratë, për miqtë e adhuruesit e këngës së saj.
Kontribuan:
Anonim