TEKSTESHQIP
Biografia
Anxhela Peristeri numëron rreth 21 vite karrierë aktive në muzikë me një aktivitet të shtruar mes Shqipërisë, Greqisë e diasporës. Një personalitet i botës së spektakleve shqiptare duke renditur "Miss Albania 2001", "Your face sounds familiar", "C’est la vie" etj… Në vitin 2004 publikon albumin e saj të parë "Për ju" ku ndodhen HIT-et "Ishe mbret", "Prapë do t’i lutem", "1001 djem" etj… Pjesëmarrëse në festivale në mbarë trojet shqipfolëse si: "Top Fest", "Festivali i Rtsh", "Mikrofoni i Artë", "Nota Fest", "Kënga Magjike". Në vitin 2020 shpallet kampione e "Festivalit të 59-të të RTSH" me këngën "Karma" dhe në maj të 2021 përfaqëson Shqipërinë në "Eurovision", ku arrin me sukses në finale. Në vitin 2022 publikon mini albumin (EP) "N’Tiranë) i cili i paraprin koncertit të saj të dytë recital "Aromë gruaje".

Anxhela Peristeri mori mësimet e para ne vendlindje, liceun artistik e mbaroi ne Tirane, ndërsa Fakultetin Akademik e kreu ne Greqi. Anxhela ka jetuar duke kënduar në Greqi ku ka marre pjesë edhe në 'X Factor', ndërsa ka mohuar lidhjen me një këngëtar grek. Pas shumë vitesh mungesë në ekranet dhe në skenat shqiptare, viti 2014 shënoi rikthimin e këngëtares Anxhela Peristeri me një këngë dhe një klip të ri të titulluar "Femer Mediatike". Edhe pse prej vitesh ka jetuar në Greqi, ajo zgjodhi ti rikthehet sërish audiencës shqiptare. Tashmë këngëtarja simpatike jeton në Tiranë dhe po merr rregullisht pjese ne festivalet dhe spektaklet qe zhvillohen ne Shqiperi. Eshte fituese e edicionit te pare te "Your Face sounds familiar" dhe e dyta ne "C'e la vie", por fitorja ne Kenga Magike 2017 vulos suksesin e saj.

DËRGOI: