Biografia
Nga viti 2005 deri në vitin 2008 Arbana drejton konkursin e modeleve Supermodel of the World. Nga viti 2005-2007 ajo prezanton së bashku me Alban Dudushin të premtet muzikore në Top Show, duke intervistuar artistë, muzikantë të njohur të skenës Shqiptare. Për shtatë edicione me radhë, nga 2008 deri 2014, Osmani prezantoi programin më të shikuar të realitetit, Big Brother Albania. Gjatë pauzës njëvjeçare mes sezonit 6 dhe 7, ajo punoi një libër gatimi. Për sezonin 8, ajo pauzoi së punuari në televizion për shkak të shtatzënisë.
Në shtator te 2008, së bashku me Adi Krastën dhe Xhemi Shehun ajo drejton E Diell, programin maratonë të së dielës ku ajo qëndron vetëm për një sezon. Në shtator 2009 ajo prezanton për një sezon te vetëm 4 mujor programin gazetaresk te përditshëm Pasdite në Top Channel. Në tetor 2011 ajo drejton 1001 pse formatin televiziv te suksesshëm te Endemol, ku protagonistë janë fëmijët, sërisht me audience maksimale. Pas një viti larg kamerave, ajo u kthye në televizion, në vitin 2015 me shfaqjen e re Në 1 Javë. Kjo shfaqje zgjati nga nëntori deri në janar. Nga 29 tetor 2016 ajo prezanton shfaqjen e re Dua Të Të Bëj Të Lumtur në Top Channel. Osmani është e martuar me regjisorin Eduart Grishaj, me të cilin ka një familje me tre fëmijë.