>
BIOSHQIP
Biografia
Shkollën fillore e kreu në SHF “Selami Hallaçi”, ndërsa të mesmen në gjimnazin “Zenel Hajdini”, drejtimi i mjekësisë. Më 1991 migroi në Zvicër, ku edhe vazhdoi shkollimin në Kolegjin Akademik “Akademie Gesellschaft” (AKAD) në Cyrih, drejtimi Ekonomi e ndërmarrjeve.
Arbeni është njohës i mirë edhe i gjuhës gjermane, angleze dhe frënge. Përveç punës profesionale si menaxher farmaceutik, ai merret edhe me shkrime, kryesisht të poezive, me sport etj. Është i martuar, baba i dy vajzave dhe jeton në Cyrih të Zvicrës. Arbeni mban kontakte të shpeshta me familjen dhe miqtë në vendlindje.
Vëllimi me poezi “Tingujt e zemrës” është libri i tij i parë.