>
LETERSISHQIP

Lot Gëzimi

Kohë të gjatë ju kam pritur
E shumë kam qarë,
Nuk po më besohet
Kë jam duke e parë.
Në jetë më mbajti shpresa
E malet me gurë,
Kisha frikë të madhe
Se s’do t’ju shoh më kurrë.
Lotët që i kam derdhur
Rrjedhin përrenjve të malit,
Shih kush paska ardhur
Edhe nusja e djalit!
O qiell i kaltër
Na jep forcë në shpirt,
Ta ndërtojmë këtë vend
Të shohim pakëz dritë.