Me muzikë mirret qysh i vogël, kur ishte 13 vjeç, ku ka kënduar në Pallatin e Kulturës në Rahovec. Zbuluesi i talentit të tij ka qenë Fatmir Pista, i cili punonte me Afrim Muçiqin. Fatmir Pista e nxiti që të mirret me muzikë. Me Ardianin këndonin edhe familjarët, si e ëma, xhaxhai e të tjerë. Ardiani thotë : "Kënga popullore është ushqimi i shpirtit, me ëndje e këndoj dhe me dëshirë të madhe e interpretoj". Ai është i martuar dhe ka dy çuna, i madhi Olti dhe i vogli Eldi. Ka bashkëpunim të ngushtë me orkestrin "Bohemët", me të cilët bashkëpunon prej disa vitesh.