TEKSTESHQIP
Biografia
Aria artistja e vogël nga qyteti i bukur i një mbi një dritareve, Berati. Aria që në moshë të vogël është pjesë e skenës në çdo veprimtari artistike për fëmijë që organizohet në qytet. Është nxënëse e shkëlqyer në mësime dhe spikat me talentin e saj në çdo aktivitet artistik që organizon shkolla. Ka marrë pjesë që në moshën 5 vjeçare në Festivalin e Fëmijëve të qytetit duke u vlerësuar me shumë çmime.
Në festivalin e fundit, Aria u vlerësua me çmimin; "Vokali më i mirë i festivalit".

Kënga për Arian është një pasion që e shoqëron me rënien e instrumentit të pianos me një korrektësi dhe papagueshmëri absolute.Këtë e shoqëron me çmimin e parë në konkursin " Instrumentisti i vogël" dhe me çmimin e parë absolut në Mema fest Durrës.
Në festivalin të 11-të Diamond Fest, Aria ngjitet në skenë duke na çuar pesh zemrën nëpërmjet këgës së saj "Jam bijë e tokës madhe".
Komente 0