TEKSTESHQIP
Biografia
Arian Muraj ka lindur në Tiranë në vitin 1969. Që në moshë të vogël ka qenë i pasionuar pas letërsisë. Gjatë viteve 90-të, ka botuar në gazeta të ndryshme të vemdit përkthime, intervista dhe tregime. Më pas është larguar nga Shqipëria dhe deri më sot jeton në ishullin e Itakës. Aty ka botuar shpesh nëpër gazetat lokale, ka qenë korrespondent sportiv dhe për disa vite me radhë, ka qenë administrator në facebook për faqe sportive dhe kinematografie. Punon si guidë turistike lokale në ishujt Itakë dhe Kefalonia, por edhe në Shqipëri.
Mbërrin tek lexuesi me botimin e vëllimit të tij të parë poetik "Pranvera, dashuria, vjeshta". Poezia e tij sjell realitetin e kohës që jetojmë duke dhuruar emocione dhe përjetime të forta artistike.
Komente 0