TEKSTESHQIP
Biografia
U lind në Llukë të Epërm të Deçanit, ose saktësisht, me 11 janar 1953 hapi sytë për herë të parë në Llukë. Shkollimin fillor dhe gjimnazin i kreu në Deçan. Studioi në Universitetin e Prishtinës, për gazetari. Në moshën e rinisë filloi të shkruajë dhe botoi poezi. Fillimisht shkroi satirë me pseudonimet Boksh Baruti, Topuz Bërryli, më vonë poezi, prozë dhe dramë. Deri më tash ka botuar këto libra:

1. "Simfoni për darkën e qenve", poezi, Prishtinë, 1994
2. "Në udhëkryq pa zhurmë", (poezi), Toena, Tiranë, 1996
3. "Loja e Sarkofagut", (dramë), Eurorilindja, Tiranë, 1998,
4. "Psherëtima e zareve", (poezi), Panteoni, Tiranë, 1999
5. "Përplasje" (skica dhe mbresa), Fakti, Shkup, 2000
6. "Premiera e një pranvere", (poezi), Rilindja, Prishtinë, 2000
7. "Kafka e ujkut", (roman), Toena, Tiranë, 2001
8. "Dëshmorët jetojnë pas vdekjes", (monografi), Prizren, 2002
9. "Shënime nga arkiva e qytetit D.", (roman), F. Konica, Prishtinë, 2003
10. "Pelegrinazh i ftohtë në qytetin D."(poezi) F. Konica, Prishtinë, 2004
11. "Loja e dytë e Sarkofagut", (dramë) Rozafa, Prishtinë (Kjo dramë është marrë për botim nga konkursi letrar i shpallur nga Ministria për Kulturë e R. Kosovës, në vitin 2003/2004.
12. "Portret i pambaruar", (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2006
13. "Klubi Shqiptar Verrat e Llukës", Hamburg", (monografi), 2007.
14. "Gruaja e vizatuar nudo" (roman) Faik Konica, 2008
15. "Një hije bënte rrugë", poezi, botoi „Faik Konica, Prishtinë 2009
16. "Simfoni për darkën e Qenit", (roman), 2013, F. Konica
17. "E dashura ime Eva", (poezi), ShB PA, Prishtinë, 2014
18. "Kryeqyteti i lakuriqëve", (roman), Armagedoni, Prishtinë, 2017 (Botimin e përkrahu: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës sipas konkursit letrar)
19. "Lluka e Epërme nëpër shekuj", (monografi), Armagedoni, 2017
20. "Si kripën të kam dashtë", (poezi), Armagedoni, Prishtinë, 2018 (Botimin e përkrahu: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës)

Autori është prezantuar edhe në disa libra dhe antologji:

1. Shefqet Dibrani: "Libri dhe mbresa", kritikë letrare, Zvicer 2005,
2. Halil Haxhosaj: "Premtime letrare, shkrime kritike, Prishtinë,2006
3. Chelaru Marius, Baki Ymeri dhe Luan Topçiu "Antologji e poezisë shqipe". Valman, Rumani, 2006
4. Disa poezi të përkthyera në frengjisht nga Laureta Miftari, 2006
5. Nga Jochan Blanke i janë përkthye në gjuhen gjermane disa cikle me poezi dhe është prezantuar nga një forum gjerman në një mbrëmje poetike në Hamburg më 2007.
6. Kopi Kyçyku & Ardian Kyçyku në revisten "HAEMUS" prezantohet rumanisht

Çmimet:
„Zëri i rinisë" 1983, për poezinë "Pjeter Bogdani"
Për poezi në konkursin e Zërit të K, 1998, çmimin e parë
Çmimin e dytë për poezi të Zëri i K. 1999
Çmimin e parë të konkursit "Takimet e Azem Shkrelit" në mërgatë, për librin më të mirë, 2010
Çmimin e parë për poezi kushtua "Jusuf Gërvalla" 2015
Çmimin për poezi: "Nëntori i poetik 2017",

A. Molliqi, nga viti 1994 jeton në Hamburg të Gjermanisë.
Komente 0