Arif VladiLura Dhe 300 DuvaketLyrics
Arif Vladi
Lura Dhe 300 Duvaket
N'Lurë ka ardhun nji haber i zi-e,
N'kuven mblidhen o 12 pleqni-e,
300 cuca po na i kërkon pasha,
Për harem e jo për miqsi-e,
Po nuk erdhën mrena kësaj nate,
F'mijtë e djepit do i kalojmë në shpat'-e
Hall i madh mor heu ç'e ka zanë burrin,
Helmon kafja nuk duron sheqerin,
Pyesin veten more përreth votrës,
T'falim jetën apo t'shesim nderin,
Ma i shtrenjt nderi apo ma i shtrenjt gjaku,
300 mijë kushton duvaku,
Lurë më thonë hakun ta jap,
N'daç si pashë si jaran,
Mos ma prek nderin në prag,
300 mijë t'i bëj kurban-e,
Sa t'ketë male rreth kunorës,
sa t'ketë jetë në k'to anë,
Nuk ka shpatë që e tremb Lurën,
Nuk kam cuca për sulltan-e.
300 trima heu mor si robina,
300 shpata ngjeshur nën duvak-e,
Hej harem mor ty mos t'qofsha fal-e,
Hiqmja pashës, hiqmja at' merak-e,
Jepi hak mor e jepi kusur-e,
Ta marrë vesh se kujt i thonë Lurë,
Sa t'rrahë zemra e sa t'rrjedhi jeta,
Sa t'rrojë Lura e të ketë Lurjanë,
Nuk turpnohen more këto kulla,
Pa u djeg prush mor e pa u bo murane,
Se i thonë Lura, Lura me trimni-e,
Mbi dhjetë malet janë 12 pleqni-e,
Lurë më thonë hakun ta jap,
N'daç si pashë si jaran,
Mos ma prek nderin në prag,
300 mijë t'i bëj kurban-e,
Ndalu pashë e merr opingat,
Priti nuset me mustak,
Bëji selam sulltan haremit,
Dil e prit 300 duvak-e.
N'kuven mblidhen o 12 pleqni-e,
300 cuca po na i kërkon pasha,
Për harem e jo për miqsi-e,
Po nuk erdhën mrena kësaj nate,
F'mijtë e djepit do i kalojmë në shpat'-e
Hall i madh mor heu ç'e ka zanë burrin,
Helmon kafja nuk duron sheqerin,
Pyesin veten more përreth votrës,
T'falim jetën apo t'shesim nderin,
Ma i shtrenjt nderi apo ma i shtrenjt gjaku,
300 mijë kushton duvaku,
Lurë më thonë hakun ta jap,
N'daç si pashë si jaran,
Mos ma prek nderin në prag,
300 mijë t'i bëj kurban-e,
Sa t'ketë male rreth kunorës,
sa t'ketë jetë në k'to anë,
Nuk ka shpatë që e tremb Lurën,
Nuk kam cuca për sulltan-e.
300 trima heu mor si robina,
300 shpata ngjeshur nën duvak-e,
Hej harem mor ty mos t'qofsha fal-e,
Hiqmja pashës, hiqmja at' merak-e,
Jepi hak mor e jepi kusur-e,
Ta marrë vesh se kujt i thonë Lurë,
Sa t'rrahë zemra e sa t'rrjedhi jeta,
Sa t'rrojë Lura e të ketë Lurjanë,
Nuk turpnohen more këto kulla,
Pa u djeg prush mor e pa u bo murane,
Se i thonë Lura, Lura me trimni-e,
Mbi dhjetë malet janë 12 pleqni-e,
Lurë më thonë hakun ta jap,
N'daç si pashë si jaran,
Mos ma prek nderin në prag,
300 mijë t'i bëj kurban-e,
Ndalu pashë e merr opingat,
Priti nuset me mustak,
Bëji selam sulltan haremit,
Dil e prit 300 duvak-e.
DËRGOI:
- Publikimi: 25/11/2018
- Ora: 18:10
- Ndrysho Videon
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Krijo një kartolinë
- Shtoje në playlist
- Performon:
- Orkestrimi:
- Më shumë info:
Muzika: Servet Cara
Teksti: Gjovalin Ndoja
Komente 0