TEKSTESHQIP
Arif Vladi - Ali Bytyçit I Këndon Alltija
Arif Vladi
Ali Bytyçit I Këndon Alltija

Siç është bërë traditë në showbizin shqiptar, ky produkt muzikor është prezantuar online këndshëm me një videoklip, për video produksionin e të cilit është kujdesur Domi Production. Videoklipi u publikua me datë 29 Prill 2024. Kompozimin dhe tekstin e krijoi vetë artisti, teksa autor i orkestrimit është Alfred Qemalja.
Teksti :: Song Lyrics
Moj Serbi, mos ma shkel ti pragun
përmbi kulm e kam bajrakun
në kto troje i ka rrënjët fisi,
në ballë t'oxhakut o Ali Bytyçi,
mos iu turr o ti shkjà flamurit,
n'zemër t'lirisë kam besën e burrit.

Kullën e moçme shkàu ka msy,
hiq flamurin more kuq e zi,
Brez pas brezi more në këtë kullë,
jam dardan e nuk ul flamurë,
Ali Bytyçit o i knon alltija,
nuk ka ven mor jo ktu mà Serbija.

Në Mushtishto o në log t'burrnisë,
ka nis kanga more e lirisë,
kurrë më ti o shkàu i Serbisë,
n'troje t'mija e në tokë t'Shqipnisë,
derdhet gjaku e shkëlqen plisi,
dëshmor i kombit Ali Bytyçi!

DËRGOI:
Komente 0