TEKSTESHQIP
Biografia
Arif Vladi (lindur më 3 shtator 1956) është këngëtar shqiptar i këngës epiko-historike. Ka një karrierë të pasur artistike me një repertor të larmishëm me këngë të theksuara epiko-historike duke e bërë atë një këngëtar emblematik në llojin e tij.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Më tej, vijoi studimet në Liceun Artistik "Jordan Misja” dhe Akademinë e Arteve, Tiranë – dega Kanto (1980). Për herë të parë në skenë u ngjit në moshën 12-vjeçare, në festivalet e zonës, për të vazhduar pa shkëputje në të gjitha festivalet folklorike të rrethit, ndërsa kënga e parë e kënduar nga ai para publikut ishte Djemtë e Lumës hiç s’kanë dert. Fama e tij artistike nisi në fillim të viteve 80-të, ku pas mbarimit të Akademisë, dy vjet punoi si këngëtar në Ansamblin Shtetëror të Këngëve e Valleve dhe pastaj në Estradën e Peshkopisë deri në vitin 1989. Kulmin famës e arriti në vitet e fundit të shekullit XX. Përhapja e famës së Arif Vladit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Diasporë, u bë me punimin e këngëve O prite Azem Galicën, Hajredin Pasha, Jakup Ferri me bajrak, Sefë Kosharja i pari i fisit, Jam Kosova e shqiptarisë, Marshi i UÇK-së, etj. Si talent i rrallë i këngës shqipe, ka marrë pjesë në shumë turne ndërkombëtare, si në Francë (1980), Zvicër (1981), Gjermani Perëndimore (1983), Algjeri, Tunizi (1984), Itali, Austri (1985), Egjipt (1989), etj. Këngët e Arif Vladit ishin “ajka” e repertorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve.Albumet muzikore të tij janë: Arif Vladi këndon, Kënga ime për shqiptarët, Unë dhe këngët e mia, Jam Kosova e shqiptarisë, Marshi i UÇK-së, etj.

Sot ai bashkë me familjen jeton e vepron në Belgjikë, por kohë pas kohe vjen në Shqipëri e Kosovë, ku me bashkëpunëtorët e tij, tekstshkruesin Agim Doçi, kompozitorët Edmond Zhulali e Përparim Tomçini, me këngëtarin që kanë realizuar disa hite kushtuar heronjve dhe kombit shqiptar Ilir Shaqiri, punon projekte të reja. Për personalitetin dhe veprimtarinë e tij artistike është realizuar një film dokumentar nga kolegu i tij Ilir Shaqiri, regjisori Blerdi Malushi, e gazetari Besart Galica, i titulluar Arif Vladi – Zëri i këngëve lapidare, i cili u shfaq në Muzeun Historik në Tiranë dhe në Qendrën për Kulturë Haki Stërmilli në Peshkopi. Emri i Arif Vladit do të përmendet gjithmonë si këngëtar i përkushtuar dhe profesional.

Është vlerësuar me titullin "Artist i Merituar" dhe "Mjeshtër i Madh".

Kontribuan:
Komente 0
KOHËSHTRIRJA
▸ {{ evt.subtypes.replace(/\|/g,'  ▸ ') }}
{{ evt.descrip }}
📆  {{ evt.fancy_date }}