TEKSTESHQIP
Biografia
Një këngëtar që për çdo ditë po fiton terren. Hapat e para të këngës i hodhi në Greqi, por atdheu i tij i hapi dyert e suksesit. Gjithmonë s’e ka pëlqyer rrymën e këngës "Tallava", por beson tek suksesi i këngës së pastër popullore shqiptare. Nga ana tjetër ai se mohon se këngëtaret femra janë më të pëlqyerat në tregun shqiptar për shumë arsye. Arjani ka filluar që në moshën 23 vjeç të këndojë. Pra, në lulen e rinisë. Kishte shumë ngacmime nga shokët që të niste të këndonte pasi në shumë dasma apo në mbrëmje ai këndonte. Viti 1995 shënon dhe ditën e fillimeve të këngës.