TEKSTESHQIP
Biografia
Arjola Zadrima lindi në Shkodër me 27 Mars 1979. Ka ndjekur studimet për Gjuhë Letërsi në Universitetin Luigj Gurakuqi. Pasioni dhe hobi është letërsia dhe kryesisht poezia, shkruan që herët në moshë, në bankat e shkollës së mesme të përgjithshme Shejnaze Juka, dhe botimet e para i ka në librat Poezia Arti i fjalës Shkodrane, ku janë botuar cikle poetike në vitin 2012.
Fitoi çmimin e parë në Festivalin e Poezisë se Pabotueme mbajtur në Shkodër me 22 Mars të 2016, dhe çmimin e Medias, në këtë Festival, me poezinë me titull EVA.
Në maj të 2016 boton vëllimin e parë poetik me titull “A BAN ME M”LSHUE PAK RRUG’, liber i cili vlerësohet me çmimin Penda e Kristalte, në Munchen të Gjermanisë nga International Institute for the Protection of Cultural Gege and Toske.
Gjithashtu në maj të vitit 2017 fiton dy çmime të para, në Festivalin e Poezisë së Pabotueme me poezinë ALES (Tim biri)
Gjithashtu botohet në 2017 në ciklin 2 dhe 3 të revistës letrare të Tiranës ILLZ me cikle poetike. Në tetor të vitit 2017 hap Festivalin Letrarë të qytetit të Shkodrës pranë bibliotekës Marin Barleti ku edhe prezantohet për publikun e gjanë si shkrimtare e qytetit.
Në nëntor të vitit 2017 merr pjese ne revistën prestigjioze të qytetit të Shkodrës GEGNIA ku sërish prezantohet me një cikël poetik.
Në fillim të vitit 2018 merr pjesë në konkursin letrarë të shpallur nga gazeta shqiptare online Kultplus.com, ku edhe shpallet fituese e çmimit të parë me poezinë “PO TE DUE UNE”…
Se fundi vjen me librin e dyte me poezi dhe fotografi
Carpe Diem.