TEKSTESHQIP
Armend Shala - Fëmijët E Zhdukur
Armend Shala
Fëmijët E Zhdukur

Kompozitorë është Burim Krasniqi & Leutrim Gashi, ndërsa për tekstin u kujdes vetë këngëtari. Ju bëjmë të ditur se ky produkt i ri prezantohet tek audienca i përpunuar në prizmin vizual edhe me videoklip muzikor, për të cilin u bashkëpunua me OnEditor. Ky spot muzikor është transmetuar me datë 23 Nëntor 2024 dhe duke filluar qysh nga dita e parë kënga u vlerësua.

TEKSTI :: SONG LYRICS

-|-
Sa her vjen pranvera lulet ndryshe dalin
Motra e pret vllaun nana e pret djalin
Stinen e pranveres me lot nana e pret
Malli po e mbyt qe 25 vjet

Flet nana me djalin vetem nga largsia
Ktheu bir te nana se mbyti merzia
Pasha syte e ballit qe mu kan qorru
Malli me ka marr per met perqafu

Ref: Jam lodh mjera nana te dera tu prit
Gjith kam pas merak met pa tu u rrit
Per Ditëlindjen tande sa shum jam merzit
Ooo Mka ni edhe qielli per ty tu bertit
-||-
Lufta djalin tim ma hoqi prej dore
Tash i kam kujtim veq libra fletore
Endrrat po me mbysin gjdo nate bir me ty
Po i ruj kujtime qysh kur ishe fmije

Gjdo dit e lus zotin me lutjen ma tbukur
Me nau kthy ne djemt qe jan ende tzhdukur
Edhe nese vdes syte qel kan mem mbetur
Meu kthy eshtrat e djalit ende te pagjet

Ref: Jam lodh mjera nana te dera tu prit
Gjith kam pas merak met pa tu u rrit
Per Ditëlindjen tande sa shum jam merzit
Ooo Mka ni edhe qielli per ty tu bertit

Kontribuan:
Armend Shala

VIDEOKLIPE

Komente 0