Armina Keshi lindi më 1 Mars 1994 në Sarandë. Aty kreu dhe shkollën fillore 9 vjeçare dhe gjimnazin. Më pas vijoi studimet në fakultetin e ekonomisë Universiteti i Tiranës, filiali Sarandë. Pasi kreu studimet, ajo vijoi drejt rrugës së artit. Prezantimi i saj i parë në skenë është në vitin 2021 me një potpuri dasmash, e më pas me një këngë të sajën, "Pse te dua". Në vitin 2024 lançoi edhe këngën e tretë. Le të mbetet për tu parë se çfarë do të na prezantojë në vitet në vijim.